fbpx

Eminem dhe 50 Cent po realizojnë një seri televizive

nga Revista Kosovarja

Eminem dhe 50 Cent janë kthyer në Detroit për projektin e tyre më të ri.

Reperi 47-vjeçar i “In da Club” konfirmoi se ai dhe miku i tij 50-vjeçar po zhvillojnë një seri të bazuar në filmin e vlerësuar nga kritikët “8 Mile”.

Lajmin e konfirmoj edhe 50 Cent në Instagram.

Fotografia që ai shpërndau tregoi një pamje të një artikulli të publikuar nga Billboard që raportonte lajmin.

Ai tha se arsyeja kryesore për të cilën donte të bënte shfaqjen ishte që të sigurohej që fëmijët e vegjël të kenë njohuri për rrënjët e Eminem dhe ndikimin e tij.

 

 

8 Mile ishte një histori gjysmë-autobiografike për ngritjen e famës së vetë Eminemit. Ai luajti në film si Jimmy Smith Jr, një punëtor i fabrikës së makinave që luftonte për të fituar respekt në qarkun e rap-muzikës.

Filmi fitoi një sërë çmimesh, më së shumti kënga më e mirë origjinale për “Lose Yourself” në Oscars në 2003.

“8 Mile” përfshinte yje tjera si: Kim Basinger, Michael Shannon dhe Anthony Mackie, dhe reperët Xzibit, Proof dhe Obie Trice kishin role të vogla në projekt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]