fbpx

Emmanuel Macron sulmohet me shuplakë në mes të Parisit

nga Revista Kosovarja

Një video shokuese po qarkullon në rrjet, ku duket shumë qartë se presidenti francez Emmanuel Macron është sulmuar me shuplakë nga një qytetarë në rrugët e Parisit.

Pas momentit të habisë, ai tërhiqet menjëherë zvarrë në tokë nga truprojat e Macron. Nuk ka dyshim për vërtetësinë e videos, por nuk është e qartë se sa larg daton ajo, vetëm tani është bërë virale, por ka nga ata që dyshojnë se daton në vitin 2021. Fakti mbetet se edhe pse ai ishte i rizgjedhur, Macron nuk përfaqëson të gjithë francezët, të cilët në të vërtetë janë të ndarë në mes të atyre që e duan dhe atyre që e urrejnë.

Ndër të tjera, javët e fundit presidenti francez është përballur me një çështje të rrëshqitshme si ajo e emigracionit dhe pritjes, e cila rrezikon të humbasë mbështetjen e një pjese të elektoratit të tij, atij të pozicionuar më në të djathtë. Një studim i kryer së fundmi për gazetën Le Point tregoi se 55% e popullsisë është kundër zbarkimit të emigrantëve në portet kombëtare, ndërsa 41% në përgjithësi shprehen pro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]