fbpx

EmraCom yjet në “Hotel Adriatik” në Durrës

nga Revista Kosovarja

EmraCom bën bashkë emrat më të njohur të muzikës, zbulohen detaje nga projektet e rradhës.

EmraCom dhe Arkiva Shqip kanë bashkuar focat oër projekte të fuqishme e interesante që do të vijnë për publikun.

Bashkëpunimi mes Sabri Fejzullahut e Sinan Vllasaliut është i pari mes legjendave, por të tjera super hite dhe projete do të vijnë tutje.

Yjet do të shkëlqejnë më shumë se kurrë në nismat e reja të produksionit famoz, Emra Com.

Ndërkohë përfaqësuesit e Arkiva Shqip dhe EmraCom kanë zhvilluar një takim në hotel Adriatik në Durrës me këngëtarët që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare si Gili, Sabri Fejzullahu me të shoqen Nerën, Sinan Vllasaliu me bashkëshorten Teutën, Vjollca Haxhiu dhe Ilir Berani.

Në ambientet e bukura e relaksuese të hotelit lider në Durrës, Hotel Adriatik, është folur për shumëçka, për një frymë të re në muzikë, e nuk kanë munguar as të qeshurat..

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]