fbpx

Emrat e disa prej punonjësve të larguar nga MPJ e Donika Gërvallës

nga Revista Kosovarja

Minitrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë vendim për largimin e 11 punonjësve nga MPJD. Në arsyetimin thuhet se të njëjtit janë punësuar po iu nënshtruar procedurave të rregullta.

Kryediplomatja ka marrë vendim për lirimin e nga detyra të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Hamburg, Gramos Begolli.

Në mesin e tyre është edhe Blerim Canaj, ish-diplomat i Kosovës në Berlin, Gjermani.

Enver Bucaj, ish-diplomat në Mal të Zi, Bahrije Hoti, ish-konsulle në Stutgart.

Shota Bukoshi, pjesë e diplomacisë gjermane.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas një analize të detajuar ligjore, sot ka ndërprerë marrëdhëniet e punës së 11 punonjësve të kësaj ministrie. Ky vendim është marrë në vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës dhe anulimit të vendimeve të jashtëligjshme, të marra në të kaluarën.

Personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm. Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke shqyrtuar edhe masat që duhet të ndërmerren ndaj zyrtarëve përgjegjës për punësimin e paligjshëm të personave të mësipërm.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e vendosur në zotimin e saj për vendosjen e ligjshmërisë në vend. Keqpërdorimi i parasë publike dhe punësimet e paligjshme nuk kanë vend në administratën publike dhe do të ndalen dhe luftohen me vendosmëri” thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]