fbpx

Emri i Enver Sekiraqës përmendet në Speciale, thuhet se ishte ndaluar nga UÇK-ja në Majac

nga Revista Kosovarja

Emri i Enver Sekiraqës është përmendur sot në seancën gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale.

Emri i “ish gansterit” më të njohur të Prishtinës është lakuar kur prokurorët e kanë pyetur ish-komandantin e Llapit, Rrustem Mustafa, për të ashtuquajturën qendër ndalimi në Majac.

“Remi” ka treguar se në atë qendër kishte marrë vesh se ishte ndaluar Sekiraqa.

Më pas, ai e kishte vizituar atë vend, i shoqëruar nga ushtarë të UÇK-së, për të cilët tha se nuk i mban mend kush janë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]