fbpx

Enca e tregon shtratin plotë me trëndafila e dhurata

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja ka ditë që ka vizituar njërin nga vendet luksoze e cila edhe po publikon postime të shumta në rrjete sociale.

Sapo ka postuar në storien e saj video nga dhoma në hotelin se ku po qëndron.

Me trëndafila të kuq në shtrat, tortë dhe dhurata të ndryshme, këngëtarja siç duket po e shijon mjaftueshëm jetën në Dubai.

Ndryshe, artistja shqiptare nuk ka zbuluar se kush është personi që po e shoqëron atje vetëm se së fundi ka deklaruar se është sheike e vetës së saj duke hedhur poshtë akuzat se financohet nga sheiket.

Theksojmë se, shumë fytyra të njohura publike janë në pushime në Dubai duke mos munguar edhe artistë të estradës, si Kida, Ermal Fejzullahu e shumët tjerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]