fbpx

Enca ka një kusht për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë këngën e re

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhiu paralajmëroi pak ditë më parë se së shpejti do të publikojë këngë të re.

“E preferuara juaj po rikthehet”, shkruante Enca ndërsa më pas bëri me dije se kënga do të titullohet “Kalle”.

Enca ka ndarë një foto në Instagram nga Dubai duke bërë me dije se “hiti i ri po vjen”.

Megjithatë, bukuroshja ka një kusht.

“5 mijë komente për “Kalle” dhe mund t’ju lë të dëgjoni një fragment”, shprehet këngëtarja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]