Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka ndezur rrjetet sociale me një video ku shfaqet duke vallëzuar, ndërsa paralajmëron rikthimin e saj me këngë të reja
Në postimin e fundit në Instagram, Enca shoqëroi videon me fjalët: “Bëhuni gati të më shihni kudo edhe pak” – një mesazh që ka ngritur pritshmëritë e fansave të saj besnikë.
Pas një periudhe të gjatë ku ka qenë më pak aktive me projekte muzikore, duket se Enca po përgatit rikthimin e madh që mund të dominojë verën 2025. Edhe pse nuk ka zbuluar ende një datë zyrtare apo tituj këngësh, lëvizja e saj në rrjete sociale është një sinjal i qartë se “bomba” e radhës po vjen.
Fansat kanë shpërthyer me komente pozitive, duke e pritur me padurim rikthimin e saj.
View this post on Instagram