fbpx

Enca provokon nga Dubai shfaq gjoksin në imazhet e fundit

nga Revista Kosovarja

Enca po qëndron larg angazhimeve profesionale dhe muzikore, duke shijuar në maksimum pushimet e nisura prej ditësh.

Këngëtarja e njohur shqiptare tash e një kohë ka udhëtuar drejt Dubait, nga ku ka provokuar në mënyra të ndryshme fansat e saj të shumtë.

Kur u duk se artistja shkoi në Dubai për të festuar ditëlindjen e 26-të, ajo ditët e pushimit po i vazhdon akoma, madje pozat në bikini janë të shumta.

Njëjtë ka vepruar edhe sot,  Enca pozoi joshëse në një imazh që nuk linte shumë vend për imagjinatë.

Këngëtarja dukej tejet joshëse duke theksuar gjoksin në bikini dhe një fustan me ngjyrë të bardhë dhe kafe.

“Ju shkëlqen ndryshe kur jeni i lumtur”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotografisë që postoi për mbi 2.3 milionë ndjekësit në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENCA (@enca)


Kujtojmë që Enca është komentuar dhe gjykuar vazhdimisht për qëndrimin e saj në Dubai e sidomos për postime shpesh herë të ekzagjeruar, por të cilat ajo i ka marr me shumë sportivitet.

Ndërkohë, ditë më parë ajo kërkoi producent dhe studio muzikore në Dubai duke u shprehur e interesuar për të realizuar disa këngë atje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENCA (@enca)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]