fbpx

Ende nuk dihet kandidati për kryeparlamentar, pikëpyetje nëse do të propozohet Glauk Konjufca

nga Revista Kosovarja

Ndonëse ka mbetur vetëm edhe pak deri në fillim të seancës konstituive të Kuvendit, e caktuar për sot në orën 10:00, Lëvizja Vetëvendosje, së cilës i takon posti i kryeparlamentarit, ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit që pritet të votohet.

Është pikëpyetje nëse do të propozohet për kryetar të Kuvendit për mandat të ri, Glauk Konjufca, i cili e mbajti këtë post mandatin e shkuar katërvjeçar.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është pikë e tretë e rendit të ditës.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se Vetëvendosjes i duhen edhe dy vota që të arrijë 61-shin, duke përfshirë këtu edhe tri votat e Nismës Socialdemokrate, për çka tha se Limaj ka shprehur gatishmëri, por që nuk ka marrëveshje të finalizuar.

Express ka raportuar se kryetari i Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari Nismës Sociademokrate mund të takohen edhe para seancës së sotme konstituive, por nuk ke asgjë të konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave dhe do t’i ketë 48 deputetë në Kuvend, domethënë nuk i ka marrë votat e nevojshme që të mund ta formojë e vetme qeverinë. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë, ndërsa ftesë për konsultime i dërgoi edhe LDK-së, e cila e refuzoi.

Në bazë të këtyre rezultateve, ulëse në Kuvend ka fituar edhe Partia Demokratike e Kosovës me 24 deputetë, Lidhja Demokratike me 20 deputetë si dhe koalicioni AAK-Nisma me 8 deputetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]