fbpx

Endri Çekiçi shënon supergolin me dedikim dhe puthje për Megi Pojanin

nga Revista Kosovarja

Endri Çekiçi i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve rreth lidhjes së tij me blogeren Megi Pojani.

Lidhja e tij me bukuroshen ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.

“Prova” e lidhjes ishte sot në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol.

Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës, me futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Por më pas kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Ina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]