fbpx

Endriti publikon një foto të Thaçit me Bidenin

nga Revista Kosovarja

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vazhduar me postimet për babain e tij në rrjete sociale.

Këtë herë ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, një fotografi ku shihet Thaçi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Kjo foto ishte realizuar gjatë një takimi mes tyre, ku Biden kishte thënë se Thaçi është “George Washingtoni” i Kosovës.

Në këtë foto, Endriti nuk ka vënë ndonjë mbishkrim, siç bën zakonisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]