fbpx

Eni e fashuar, flet për incidentin që i ndodhi gjatë pushimeve me Gencin

nga Revista Kosovarja

Ndonëse jo shumë aktive kohëve të fundit me projekte muzikore, Eni Koçi qëndron pranë fansave të saj përmes postimeve në rrjetet sociale duke publikuar pamje nga përditshmëria e saj.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi por kësaj radhe me një lajm jo fort të mirë.

Së fundmi ajo ka udhëtuar me Gencin nëpër vende të ndryshme shqiptare, kryesisht malore.

Destinacioni i fundit ka qenë Thethi, ku këngëtarja u aksidentua.

Përmes rrjeteve sociale ajo duke publikuar një foto ku shfaq këmbën e fashuar tregoi për incidentin e ndodhur.

“U ruajta sa u ruajta për të mos u rrëzuar kur dolëm nëpër male dhe si përfundim u rrëzova sa dola nga makina.”

Por ndryshe nga kjo pamje jo fort e këndshme, të tjerat na tregojnë se çifti kanë kaluar për mrekulli duke shijuar bukuritë e Shqipërisë dhe ushqimet e vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]