fbpx

Eni Koçi reagon për protestën kundër Vuçiqit në Tiranë

nga Revista Kosovarja

Të shumtë kanë qenë njerëzit që morën pjesë në protestën e organizuar në Tiranë nga Sali Berisha kundër Ballkanit të Hapur.

Reagimet po ashtu në rrjete sociale nuk munguan as nga fytyrat publike, ku përveç Stresit një koment së fundmi e bëri edhe artistja Eni Koçi.

Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi nga protesta, teksa thekson se është e lumtur që e gjithë Shqipëria i ka thënë jo këtij projekti.


“Krenare. Kundër ‘Ballkanit të hapur’. Jam e lumtur që sot e gjithë Shqipëria i thotë jo këtij projekti. Sot, i gjithë populli shqiptar po refuzon masivisht këtë projekt”.

Ndërkaq, reperi Stresi vetëm pak më parë publikoi një video duke e djegur flamurin e Serbisë.

Vuçiç theksojmë që gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’. 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]