fbpx

Enterieri i shtëpisë: ngjyra rozë dhe e gjelbër duhet të jenë prezente

nga Revista Kosovarja

Siç duket ngjyra rozë nuk është duke shfaqur ndonjë shenjë se do të zhduket nga trendet e enterierit të shtëpive tona.

Kësaj radhe edhe disa nuanca të ngjyrës së gjelbër kanë filluar të përdoren për dizajnimin e enterierit të shtëpisë.

Sajti ‘Pinterest’ ka raportuar se 20 për qind e përdoruesve të vet kanë ruajtur fotografi të tjegullave të gjelbra që përdoren në dhoma të ndejës, në kuzhinë dhe në tualete.

Por, kombinimi i ngjyrës rozë dhe ngjyrës së gjelbër që përdoret në të njëjtën dhomë është edhe më i popullarizuar, ku 40 për qind e përdoruesve të ‘Pinterest’ kanë shprehur dëshirën për një dizajn të tillë në shtëpinë e tyre.

Disa nga restorantet e njohura veçse kanë filluar ta aplikojnë këtë trend në enterierin e tyre, prandaj idetë e tyre mund t’i “vidhni” dhe t’i aplikoni në shtëpinë tuaj.

Dizajneri Tom Dixon ka krijuar një kombinim me divan lëkure me ngjyrë të gjelbër dhe me karrige ngjyrë rozë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]