fbpx

Eranda Libohova nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh”

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar sot këngëtaren Eranda Libohova me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e saj 35-vjeçar në muzikën shqiptare.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar familjarëve dhe artistëve të shumtë të pranishëm në ceremoninë e dekorimit, presidenti Meta tha se mjeshtëria vokale, aftësia për t’iu përshtatur ngjyrave e karakteristikave specifike të rrymave muzikore, fuqia interpretuese, vokali i ngrohtë, janë vetëm disa nga tiparet e Erandës si artiste.

“Plot 35 vjet karrierë e shkëlqyer muzikore, dëshmojnë për një artiste të formuar, ku spikat talenti i lindur dhe profesionistja e vërtetë, si një nga zërat më të çmuar të muzikës tonë. Për të gjithë kontributin e saj në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, kam privilegjin të vlerësoj, në praninë tuaj këngëtaren e shquar Eranda Libohova me titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”,

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]