fbpx

Erjola nxjerr zbuluar produksionin e ‘BBVA’, ja për çfarë bëhet fjalë

nga Revista Kosovarja

Në rrjet po aludohet se produksioni e kishte vendosur paraprakisht fituesen për liderin e shtëpisë, pa pasur nevojën e televotimit. Në ‘TikTok’, po qarkullon momenti, kur pas Prime-it, Erjola Doçi pyet Roza Latin se nëse ishte pyetur në dhomë të rrëfimit. Ajo la të kuptohej se bëhej fjalë për lideren e shtëpisë.

Erjola u pyet nga Juli se për çfarë bëhej fjalë, e në momentin që banorja po tregonte situatën, në sfond dëgjohet zëri i ‘BBV’ që i kërkon të rregullojë mikrofonin, si shenjë për të mos treguar më shumë.

Erjola qesh me situatën që u krijua, si për të nënkuptuar se produksioni po tenton të fshehë ngjarjen.

Biseda mes tyre:

‘Jeni pyetur besoj në dhomë. Si, nuk iu kanë bërë ndonjë pyetje’- i drejtohet Erjola, Rozës.

Roza: Në dhomë të rrëfimit, po.

Jul Deda: Për kë? Për atë që u tha dje?

Erjola: Jo, për…. (Zëri në sfond ‘Erjola rregullo mikrofonin’).

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Egla Ceno u zgjodh lidere e shtëpisë në Big Brother VIP Albania 3. Avantazhi i dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ për Eglën ishte të vendoste dy banorë në televotim, fituesi do të shkojë në finale dhe tjetri do të qëndrojë në nominim për pjesën tjetër të lojës deri në gjysmë finale.

Ajo vendosi të dërgojë në televotim çiftin, Romeo Veshaj dhe Heidi Bacin. Ata nuk janë në dijeni që njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]