fbpx

Ermal Mamaqi flet për paraqitjen e Luizit në filmin

nga Revista Kosovarja

Prezantuesi e aktori shqiptar, Ermal Mamaqi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”.

Ai ka dhënë disa detaje shtesë rreth filmit të tij të radhës, gjersa ka zbuluar edhe shumë gjëra.

I njëjti u pyet nga moderatorët Romeo e Donald Veshaj nëse e ka parë filmin e Top Channel, “Në kuadër të dashurisë”.

Producenti i njohur theksoi se ishte i këndshëm, përkundër që nuk e ftuan në premierë.

“Film i këndshëm. Nuk më ftuan”, u shpreh ai.

Tutje, ai dha edhe vlerësimin e tij për Luiz Ejllin si aktor kryesor i kësaj komedie romantike.

“Mirë ishte, mu duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”, tha mes tjerash Mamaqi.

Sezoni i dytë i serialit “H.O.T” vlen të ceket se pritet të rikthehet së shpejti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]