fbpx

Është afro të 50-ave, por Heidi Klum mahnit me format trupore në të brendshme të kuqe

nga Revista Kosovarja

Heidi Klum ka pasur një arsye të madhe për të festuar këto ditë!

Gjegjësisht, modelja dhe anëtarja e jurisë së spektaklit “America’s Got Talent” ka bërë të ditur në profilin e saj në Instagram se ka arritur 10 milionë ndjekës dhe i ka falënderuar fansat e saj.

Për këtë rast, 49-vjeçarja ka shpërndarë një video, në të cilën shfaqet e shtrirë në shtrat, e veshur me të brendshme të kuqe dhe duke ngrënë një tortë.

“10 milionë faleminderit!!! Kjo tortë është për ju, por unë do ta ha”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

Modelja ka çaktivizuar edhe opsionin e komentimit të postimeve këtë herë, përndryshe këto pamje do të kishin marrë mijëra komente.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]