47
Këngëtarja Arta Bajrami pas humbjes së Xhulit ka reaguar në një postim në Instagram.
“Është bota e meshkujve, ti do të shkëlqesh duke filluar nga tani”, ka shkruar Arta në përkrahje të Xhulit.
Modelja nga Drenica iu bëri ballë shumë debateve, situatave dhe ‘sulmeve’ që i vinin nga pjesa më e madhe e banorëve të shtëpisë së famshme.
Vlen të theksohet që pjesë e pesë finalistëve ishin edhe Artani Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu, përveç çmimit kryesorë që iu dha Stresit katër banorët e tjerë të finales së madhe fituan nga 10 mijë euro secili.