fbpx

Është përcjellë për banesën e fundit Luran Ahmeti

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur shqiptar me prejardhje nga Shkupi, Luran Ahmeti, u nda nga jeta të enjten pasi nuk i mbijetoi virusit vdekjeprurës, COVID-19.

Të premten, atij i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e Butelit, në kryeqytetin maqedonas.

Në shenjë mirënjohje për jetën dhe veprat e tij artistike, Luran Ahmetit iu dhuruan duartrokitjet nga të pranishmit, si simbol i ovacioneve të shumta që kishte marrë gjathë gjithë jetës në teatër para publikut.

Luran Ahmeti u largua nga kjo jetë, duke lënë prapa bashkëshorten, vajzën e tij gjashtëvjeçare dhe dy prindërit.

Ai u bë i njohur për publikun e gjerë në serialin “O Sa Mirë”, ku luajti rolin e profesorit të historisë, teksa ka pasur rastin të aktrojë edhe në projekte kinematografike ndërkombëtare, si filmi “Taken 2”, apo seriali “Sulltan Sulejmani i Madhërishëm”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]