fbpx

Estetika e lumturisë: Çdo ambient i brendshëm duhet të ketë të paktën një detaj të verdhë për disa arsye!

nga Revista Kosovarja

 

E verdha quhet gjithashtu ngjyrë e diellit, është e ngrohtë dhe besohet se tërheq gjëra të bukura në jetë

Terapia me ngjyra përdor nuancat e së verdhës për t’i bërë njerëzit të qeshin dhe për t’u dhuruar atyre një ndjenjë lumturie.

Kur bëhet fjalë për enterierin, e verdha krijon një ndjenjë ngrohtësie dhe rehatie, prandaj është bërë shumë e famshme kur bëhet fjalë për lyerjen.

Zbukurimi i enterierit me të verdhë është më i vështiri për syrin e njeriut, sepse kjo ngjyrë e hareshme mund të ketë një efekt të kundërt, nëse përdoret tepër.

Në asnjë mënyrë nuk rekomandohet që e gjithë dhoma të jetë e verdhë. Përkundrazi, përdorni atë për të “ndezur” dhomat e errëta me detaje të verdha ose një mur të verdhë të butë.

Lyejini dhomat e vogla dhe të ndriçuara jo mjaftueshëm në të verdhë-bezhë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]