fbpx

Euro në rënie, bizneset në zona turistike në Shqipëri po marrin vetëm lekë

nga Revista Kosovarja

Një sërë biznesesh në Shqipëri kanë nisur që të ndryshojnë çmimet e produkteve nga euro në lekë.

Pas zhvlerësimit të monedhës europiane, aktivitete të ndryshme ekonomike po aplikojnë pagesat në lekun vendas, me qëllim shmangien e humbjeve.

Në këtë linjë janë dhe restorantet turistike në vend, të cilët do të kërkojnë që turistët të përdorin monedhën vendase.

Agjencitë turistike i kanë lidhur kontratë me euro një vit më parë. Ato janë të vështira që të ndryshojnë, por ne si restorante që nuk kemi kontratat të parapaguara, është e domosdoshme që për të balancuar këtë situatë sadopak, t’i kthejmë të gjitha pagesat në lekë – shprehet Kujtim Dervishi nga Shoqata e Restoranteve Turistike.

Dervishi vijon më tej kur thotë se këtë sezon, një vakt që do të konsumohet në restorant do të kushtojë gati 15 % më shtrenjtë. Shkak janë çmimet e rritura për dy produktet kryesore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]