Përfaqësuesja e Finlandës në Eurovizion, Erika Vikman , duhet të ndryshojë kostumin dhe koreografinë e saj për konkursin, pasi iu kërkua një gjë të tillë nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).
EBU e konsideron performancën e saj, të cilën ajo e performoi për herë të parë në përzgjedhjen finlandeze Uuden Musiikin Kilpailu, si “shumë vulgare” për Eurovision Song Contest.
“Nuk është vetëm një gjë. Ata duan që unë të ndryshoj kostumin, përmbajtjen e këngës dhe koreografinë sepse mendojnë se është shumë seksuale. Ata duan që unë të mbuloj prapanicën time”, tha Erika për mediat finlandeze.
Këngëtarja do të performojë në Eurovision me këngën “Ich Komme”, me të cilën tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme.