fbpx

Eventet familjar e shoqërore me ushqime deti, vetëm “N’Peshk Terrace” në Veternik

nga Revista Kosovarja

Vitet e fundit ushqimet e detit janë shumë më të pranishme edhe në vendin tonë, ndërkohë ato më të mirat, më të fresktat dhe me shijen e cilësinë më unike, provohen vetëm në “N’Peshk Terrace” që gjendet në Veternik në Prishtinë.

Restauranti është i njohur për produktet më të freskëta të ushqimit të detit në Kosovë.

Gatimet dhe servirja janë aq mbreslënëse, saqë të kthehen në fiksim dhe kjo është arsyeja që restauranit ka një klientelë të madhe që e viziton.

“N’Peshk Terrace” ofrohen lloje të ndryshme dhe speciale të pjatave, nga ato që mund ti gjeni vetëm aty dhe në asnjë vend tjetër. Jo më kot është në krye të listës A të restauranteve më të mira në vend.

Ndërkohë, aty gjeni një ambient fantastik dhe tejet të përshtatshëm për organizimin e eventeve të ndryshme, si ditëlindje, fejesa, darka e dreka familjare.

A ka më bukur sesa një event me ushqime të freskëta deti në një ambient që i ofron të gjjtha, duke nisur nga pamja, komoditeti, privatësia dhe shërbimi ekselent.

Siç tashmë dihet, “N’Peshk Terrace” gjithmonë përzgjidhet nga personat me influencë në vendin tonë, duke filluar nga estrada, biznesmen, politikan, etj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]