fbpx

Familjarët e gjejnë të vdekur një 36-vjeçare në Skenderaj

nga Revista Kosovarja

Një 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Llaushë të Skënderajt.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]