fbpx

Familjarët në Kamenicë rrahen mes vete për pronë, që të gjithë përfundojnë në spital

nga Revista Kosovarja

Katër persona, familjarë në mes vete, janë arrestuar në Kamenicë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete për çështje pronësore.

Gjatë përleshjes, janë përdorur mjete të forta për ta goditur njëri-tjetrin.

Si pasojë e kësaj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas trajtimit, katër burrat janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, familjarë në mes veti, pasi dyshohet se të njëjtit për çështje pronësore janë përleshur fizikisht në mes veti, duke e goditur njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]