fbpx

Familjari i viktimave në masakrën e Mitrovicës: Marre që e bëre hero Ivanoviqin

nga Revista Kosovarja

Ka nisur protesta kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Protesta e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve, po mbahet para Qeverisë së Kosovës.

Aty ka marrë pjesë edhe Tefik Sejdiu, familjar i tri viktimave që u vranë në masakrën e Mitrovicës, ku i dyshuari kryesor ishte Oliver Ivanoviq.

“Kryeministër, unë jam dëshmitar kryesor kundër Oliver Ivanoviqit. Ty marre duhet me të ardhë. Kërko falje. Tre anëtarë i kam të masakruar. Kryeministër kërkoj falje. Turp. Marre për ty”, tha Sejdiu.

Protestuesit kanë kërkuar nga Kurti të jap dorëheqje ose të kërkojë falje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]