fbpx

Fansat e votuan për finale, por ja si juritë ia bënë të keqen Ronelës dhe Shqipërisë në Eurovision

nga Revista Kosovarja

Pas shpalljes së fituesit të ‘Eurovision 2022’, Ukraina me grupin ‘Kalush Orkestra’ dhe këngën ‘Stefaia’ janë bërë publike edhe vlerësimet e dy netëve gjysmëfinale.

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ ka performuar në natën e parë të festivalit dhe nga juritë profesioniste të 18 shteteve ka qenë vetëm.

Greqia që na ka dhënë pikët maksimale, 12 pikë. Nga shtete si Italia, Franca, Holanda, Ukraina, Zvicra etj jemi vlerësuar me 0 pikë nga juritë profesioniste.

Ndërsa ndryshe kanë votuar fansat e Eurovision, publiku grek po ashtu i ka dhuruar 12 pikë Ronelës duke e vlerësuar maksimalisht. Nga Zvicra dhe Italia kemi marrë 8 pikë, Sllovenia 6, Franca 5, Kroacia, Austria dhe Armenia na kanë dhënë 2 pikë dhe 1 nga Bullgaria duke bërë që Shqipëria të kishte një total prej 58 pikësh (12 nga juria profesioniste dhe 46 nga televotimi).

‘Sekret’ është renditur në vendin e 12-të në natën e parë gjysmëfinale, vetëm 2 vende larg kualifikimit për në finale. Dhe këtë ia bënë juritë, pasi sipas fansave ajo do të ishte e 9 duke bërë kështu të mundur që Ronela me Sekret të kualifikohej për finale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]