Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e Betejës së Koshares, njërës prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Limaj e ka vlerësuar këtë betejë si moment historik që kulmoi me thyerjen e kufirit të dhunshëm mes shqiptarëve.
“Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë,” ka shkruar ai.
Limaj ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës,” ka përfunduar ai.