fbpx

Faton Klinaku: Dje e mora vesh, Gucati lirohet, Haradinaj jo

nga Revista Kosovarja

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku ka deklaruar se Hysni Gucati do të lirohet.

Sipas tij, brenda dy tre muajve mund të ketë vendim të ri për Nasim Haradinajn.

“Po, Hysni Gucati është lirua dhe unë për këtë dje e mora vesh. Nasim Haradinaj nuk është liruar”, tha ai.

Vlen të theksohet se Hysni Gucati është i dënuar me vendim të shkallës së parë të Gjykatës Speciale, ndërsa është i arrestuar që nga viti 2020.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]