fbpx

Faturat e rrymës mund t’i paguani tash edhe përmes e-Kosova, KESCO jep detaje

nga Revista Kosovarja

Qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike, edhe përmes platformës e-Kosova.
Në këtë platformë, ata do të mund të shikojnë edhe borxhin.KESCO ka shpjeguar se si mund të realizohet kjo pagesë.

“Vlenë të theksohet që për ta realizuar pagesën e energjisë elektrike në eKosova, secili konsumatorë fillimisht duhet ta përzgjedhë distriktin, varësisht regjionit dhe më pas ta shkruajnë edhe shifrën e konsumatorit e cila është e veçantë dhe individuale për secilin.

Psh: DPR 1234.

Pavarësisht se në cilën bankë jeni klient, mjafton të keni një kartelë VISA ose MasterCard, për të vazhduar me hapat që u kërkohen për t’a kryer pagesën. Banka që ju shfaqet gjatë kryerjes së pagesës është vetëm ndërmjetësues, dhe transaksioni juaj realizohet në kohë reale, pa tarifë shtesë”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]