fbpx

Fejohen Tea dhe Bearti?

nga Revista Kosovarja

Tea mori vëmendje me një detaj në një foto.

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi vazhdojnë të mbeten emra shumë të komentuar në shtypin rozë.

Kjo për faktin se Tea u largua nga emisioni duke deklaruar se po del si çift me Andin, ndërsa rezultoi të jetë në lidhje me Beartin.

Tashmë çifti nuk ndahen nga njëri-tjetri, ndërsa kohë pas kohe ndajnë çaste romantike së bashku.

Një fotografi e Teas në rrjete sociale ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se ata tashmë janë fejuar, kjo ngase ajo po mbante një unazë në gishtin e fejesës.

Tea e mbante unazën në gisht edhe në një tjetër fotografi, ku tregoi ndryshimin që e ka bërë në dukje.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]