fbpx

Fëmija vozitë makinën derisa familjari i tij e shtyen të shkel këmbësorin: Shkele, nja ma pak, tybe send s’po vyejnë

nga Revista Kosovarja

Një fëmijë është xhiruar nga një i rritur që me gjasë është familjar i tij, duke ngarë makinën në rrugën mes fshatrave Lluzhan e Tërrnavë të Podujevës.

Në videon që pretendohet se është bërë në ditët e para të janarit, shihet se si në veturën që drejtohet nga vogëlushi janë edhe tre bashkudhëtarë të tjerë, dy nga ta po ashtu fëmijë.

Ndërsa dëgjohet edhe biseda mes ngasësit të ri dhe të rriturit, teksa flasin me lehtësi se si mund të shkelen këmbësorët që shihen andejpari.

“Bos… shkele, nja ma pak. Tybe send s’po vyn. Shkele shlirë. Këtu me shkelë është shumë normale”, dëgjohet duke thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]