fbpx

Fëmijës 3 vjeç iu dogj trupi mbi 75% në një shtëpi në Ferizaj, a është rryma shkaktare?

nga Revista Kosovarja

Një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të shtunën që lam pas. Tragjedia e gjithë kësaj ngjarje ishte se në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%.

Doktori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha të dielen se fëmija ka lëndime serioze të cilat ia rrezikojnë jetën në maksimum.


Teksa Policia e Kosovës po e heton rastin, dyshimet e para mbi shkaqet e zjarrit lidhen me një problem me rrymën. E për këto dyshime në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KEDS-it.

Lidhur me këtë rast Zyra për Komunikim në KEDS në një përgjigjë për Expess ka thënë se ekipet në vendin e ngjarjes kanë marrë të dhënat dhe janë duke i analizuar ato për krijimin e një raporti.

Pasi raporti në fjalë nuk ka përfunduar akoma, KEDS ka kërkuar që palët të përmbahën nga konkludimet lidhur me shkaqet e zjarrit.

“Ekipet e KEDS kanë qenë në vendin e ngjarjes, i kanë marrë të dhënat, janë duke i analizuar ato dhe do ta përpilojnë një raport profesional ne baze te atyre te dhenave. Pasi raproti nuk eshte i gatshem ende, KEDS lut të gjitha palët të përmbahen nga konkludimet lidhur me shkaktarin e zjarrit”, thuhet në përgjigjen e KEDS për Gazetën Express.

Tutje, doktor Syla ka deklaruar se fëmija ka djegie mbi 75 për qind të sipërfaqes së trupit gjendja shëndetësore është me të vërtetë e vështirë.

Ai tha se fëmija është sjellur në QKUK nga Spitali i Ferizajt.

Pamjet nga shtëpia e djegur janë publikuar në rrjetet sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]