E ndërsa një në 31 fëmijë po lind me çrregullime të spektrit të autizmit ndikuar nga shumë faktorë qofshin gjenetike ose jo, një tjetër lloj autizmin virtual po e kultivojmë vetë duke i lënë fëmijët që të vegjël fare me celularë në duar.
“Është njëlloj si autizmi me të njëjta simptoma, duke i krijuar vonesa në zhvillim, në të folur. Po hasim fëmijë që fillojnë flasin në moshën 3-vjeç”, shprehet logopedi, Elis Musaraj.
“Deri në 2 vjeç në mënyrë kategorike e ndaluar”, shprehet ai.
Fëmijët e lindur më çrregullime të spektrit diagnostikohen vonë në vendin tonë pasi jo vetëm prindërit por as edukatoret nëpër çerdhe apo kopshte nuk janë të trinuar të arrijnë të dallojnë herët simptomat. Ekspozimi i këtyre fëmijëve ndaj telefonave apo ekraneve shkakton dy fish dëme.
“U shton ankthi, lëvizje te përsëritura, vonesa në komunikim”, thekson logopedi.
Rritja e shifrave të autizmit në Shqipëri njëlloj si në vende të tjera kërkon ndërhyrje të strukturave shtetërore për të mbështetur familje që kanë në anëtar me çrregullime të spektrit dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje nëpërmjet kempit.