fbpx

Fëmijët, vapa dhe veshja: Pesë shenja që tregojnë se foshnja ka shumë vapë

nga Revista Kosovarja

Ajo për të cilën nuk mendojmë është se vapa e madhe e trupit të foshnjës është po aq e rrezikshme sa edhe ftohja

Një trup i mbingrohur është rrezik për shëndetin e fëmijëve, dhe kur bëhet fjalë për foshnjat e porsalindura, pediatrit gjithashtu e kanë lidhur mbingrohjen me sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave.

“Fëmijët të cilët janë ‘shumë’ të veshur i ekspozohen rrezikut nga dehidrimi, humbja e lëngjeve në trup. Kjo mund të ketë pasoja negative për funksionin e veshkave dhe, në raste ekstreme, gjithashtu ndodh të çojë në pasoja tragjike”, thotë profesori Konji Rahmi Ors i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Necmettin Erbakan në Turqi.

Ngrohja e papritur e organizmit gjithashtu rrit sasinë e substancave të dëmshme në gjak, dhe kjo gjithashtu mund të ketë një efekt negativ në organizëm.

Ka disa mënyra se si fëmija juaj ju “thotë” se ka shumë vapë:

1. Nëse koka dhe qafa janë të lagura, kjo është një shenjë që ai djersit dhe se foshnja ka shumë vapë.

2. Nëse fytyra e fëmijës është më e kuqe ose shfaqen skuqje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]