fbpx

Ferizajasi e godet me grusht babain e tij

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë pas mesnatës, policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull e ka sulmuar babain e tij, duke e goditur me grusht.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 17.08.2021 – 00:32 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht viktimën mashkull kosovar (babain e tij). Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]