fbpx

Fero dhe Arbënita përsëri në krizë me marrëdhënien e tyre

nga Revista Kosovarja

Reperi Fero dhe bukuroshja Arbenita Ismajli janë shquar gjithmonë si një prej çifteve më të pëlqyer të publikut në rrjetet sociale.

Megjithatë, martesa e tyre ka kaluar shpesh herë nëpër kriza dhe duket se edhe për momentin nuk është në gjendjen e saj më të mirë.

Raportohet se lidhja e çiftit Fero dhe Arbenita po kalon nëpër një krizë dhe duket se janë drejt ndarjes.

Emisioni Prive ka marrë vesh nga burime të afërta se dyshja në fjalë i kanë ftohur raportet dhe po kalojnë në një prej periudhave më të vështira të martesës.

Mbetet të shihet nëse është një krizë e përkohshme apo ka vërtet diçka serioze në këtë vend.

Çifti përndryshe i kanë larguar edhe të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale./Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]