fbpx

Fero e ngatërron Arbenitën me modelen e njohur

nga Revista Kosovarja

Mund ta besoni ose jo, por Fero sapo e tha hapur se ai ka ngatërruar Arbenitën me modelen e njohur, shkruan “Kosovarja”.

Reperi nga Ferizaj, Fero dhe modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka kohë që janë në lidhje dhe së fundi dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë, pasi janë edhe në pritje të bëhen prindër për herën e parë, të një vajze.

Së fundi ai ka postuar një foto në Instastory dhe ka arritur të na habitë të gjithëve.

“Për një minutë mendova se është gruaja ime”, ka shkruar rep-artisti në fotografi duke postuar imazhin e modeles me famë botërore, Kendall Jenner.

Gruaja e tij nuk ka reaguar për këtë veprim të Feros, por mbetet të shihet nëse ajo e ka marr për shaka./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]