fbpx

Fero i revoltuar: Edhe Milaim Zeka edhe Robert Berisha shajnë, por askush nuk merret me ta, s’ka drejtësi

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero ka reaguar ashpër pas arrestimit të Erdon Muratit i njohur si Donzi.

I riu nga Gjilani u arrestua si i dyshuar për përdorim të fjalorit degradues ndaj vajzave të mitura në rrjetin social TikTok.

Sipas Policisë së Kosovës i njëjti, përmes rrjeteve sociale, ka biseduar me vajza të mitura me të cilat ka përdorur fjalor që i ka nxitur seksualisht.

Pas kësaj, reperi emri i vërtetë i të cilit është Ferdonit Shabani ka reaguar i revoltuar në një video ‘live’ që tashmë është shpërndarë në TikTok.

Fero ka bërë një krahasim mes gjuhës që përdori miku i tij me atë të Robert Berishës dhe Milaim Zekës, për të cilët tha se përveç që janë më në moshë ata këtë fjalorë e përdorin në televizione.

“Donzi, 19-vjet, Robert Berisha, 44-vjet, Milaim Zeka, ma shumë sesa 44-vjet, Milaimi edhe Roberti shajnë në televizion, nuk shajnë nëpër aplikacione. Donzi shan në aplikacione që janë 18+. Plus, Milaim Zeka edhe Robert Berisha shajnë më shumë sesa Donzi, por kurrkush nuk merret me ta. Këtu nuk kemi shtet dhe drejtësi”, shprehet Fero.

@donzisbabe

Krejt me Donzin🤍🤌🏻 #donzitors #donzi #krejtmedonzin #viral #foryoupage

♬ original sound – DONZISBABE

Ndryshe, kujtojmë që vetëm pak javë më parë, reperi i lirua nga paraburgimi, pas arrestimit për shkak të ushtrimit të dhunës fizike ndaj në personi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]