Khloe Kardashian i konsideroi të 30-at e saj si “dekada më e keqe ndonjëherë”, pasi festoi ditëlindjen e saj të 39-të javën e kaluar.
“Eurrej të jem në të 30-at e mia, mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”, -shkroi themeluesja “Good American” përmes InstaStory-t, ndërsa tregoi dhuratën që mori.
Ylli i “Kardashians” zbuloi kartën nga shoqja Alexa Brenman, e cila shfaqte numrin 39 në pjesën e përparme me shkronja të zeza mbi një shenjë plus dhe një gisht të mesit.
“Mezi pres të jem në të 40-at. Pra, kjo kartë, Alexa nuk e di ku e gjete këtë… por është gjeniale”, shkroi Khloe.
Kardashian ndau edhe dhuratat e tjera të saj për ditëlindje, duke përfshirë një mbajtëse pasaporte të zbukuruar dhe disa kapëse flokësh me fjalën “Bunny”, “1984” dhe “365 ditë” të shkruara me gurë të çmuar rozë.