fbpx

Fifi e heq parukën në mes të skenës në mbështetje të fanses të saj që vuante nga kanceri 

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e mirënjohur Fifi, është një nga artistet që merrë vëmendje me postimet e saj.

Filloreta Raçi (emri i vërtet), së fundi është mjaft e angazhuar me mbrëmje e koncerte duke qenë sëe jemi në fillim të sezonës, shkruan “Kosovarja”.

Por, mbrëmë ajo ka marë vëmendje të plotë gjatë performancës së saj ku në një moment ka bërë një veprim mjaft prekës.

Derisa po performonte ajo e përqafon një fanse të saj e cila po vuante nga sëmundja e kancerit.

Dhe, në ato momente artistja e heqë parukën që po mbante në kokë në mbështetje të vajzës që të mos ndihej keq nga gjendja e saj.

Në video shihet një skenë e tërë e cila po brohoriste për gjestin prekës që bëri Fifi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]