fbpx

Fifi flet për paragjykimet ndaj Beatrix Ramosaj: Mos gjykoni ndjenjat e njerëzve, kjo nuk është normale

nga Revista Kosovarja

Lidhja romantike e aktorit Doanld Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, që nisi në shtëpinë e famshme, solli mjaft polemika dhe po vazhdon të komentohet.

Ndërsa, në spektaklin e së premtes, Beatrix u eliminua nga loja dhe kështu duke qëndruar largë rrjeteve sociale e duke mos u lajmëruar fare, shkruan “Kosovarja”.

Në lidhje me mos lajmërimn e saj u tha se është në gjendje të rënduar emocionale që kur u largua nga “Big Brother VIP” dhe kjo ishte edhe arsye që u tha për mungesën e saj të djeshme në emisionin “Fan Club”.

Por, në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur të komentohet për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, ku më e prekura është kjo e fundit.

Këto komente kanë bërë që shumë artista dhe kolegë të Beatrix të reagojnë, e në mesin e tyre së fundmi edhe Fifi e cila ishte po ashtu pjesë e shtëpisë së famshme.

Në një ‘live’ në Instagram, këngëtarja nga Kosova tha se njerëzit asnjëherë nuk duhet gjykuar për ndjenjat e tyre dhe se nuk është në rregull ajo që po bëhet ndaj Beatrix.

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale”, ka thënë Fifi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @dbsimp


Ndërkohë, kujtojmë që lidhur me gjendjen e Beatrix jashtë shtëpisë i shqetësuar ka qenë edhe vet Donaldi që nga koha kur ajo u eliminua derisa gjatë ditës së djeshme aktori kërkoi edhe të largohet nga shtëpia e famshme, por që nuk u morë asnjë vendim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]