fbpx

Fifi i bën një kërkesë publikisht Edi Ramës

nga Revista Kosovarja

Nëpër intervista dhe jo vetëm, Fifi shpesh përmend një detaj, mungesën e pasaportës shqiptare.

Përkundër faktit që është një prej artisteve më të suksesshme dhe prej vitesh jeton në Shqipëri, në një paradoks të pashoq, as me dekret e as proceduralisht, Fifit ende nuk i është dhënë pasaporta e shumëmerituar shqiptare.

Në lidhje me këtë fakt, ajo e ka ripërsëritur kërkesën e saj publikisht.

Përmes një postimi në Instagram, Fifi i ka bërë thirrje Presidentit, Kryeministrit, Kryebashkiakut të Tiranës dhe Ministres së Kulturës që ta shqyrtojnë kërkesën e saj.

“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj e jetoj tash e shtatë vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisjem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem nënshtetase shqiptare ndonjëherë?” – ka pyetur Fifi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]