E njohur me nofkën Fifi, ajo është njëra nga këngëtaret e njohura të skenës sonë muzikore vitet e fundit.
Fifi është mike e mirë me Klajdi Harunin, i cili sot feston ditëlindjen, shkruan “Kosovarja”.
Fifi ka shpërndarë një fotografi në Instagram krahë Klajdit, e ku duket se foto është shkrepur vite më parë.
Këngëtarja shkruan kështu, “Djalkaaa jem ❤️ tma gëzosh këtë ditëlindje .. me dashni e me shëndet .. me pozitivitet e me zemrën e bardhë, siç e ke ti e asnjë tjetër që njoha deri më sot 🤍 t’paça”.
https://www.instagram.com/p/CQQ5fuNnDpe/
Dyshja kanë një afrimitet që prej vitesh të cilët kanë deklaruar shpesh herë se ndajnë kohë së bashku në ditë të vështira dhe të lumtura.
Kujtojmë se kënga e fundit e Klajdit është, “E para” në bashkëpunim me Flori Mumajesi, ndërsa, nga Fifi është, “Fiksim” në bashkëpunim me Brunon./Kosovarja/