fbpx

Fifi ka një fjalë për Getinjon pas largimit të reperit nga BBVK

nga Revista Kosovarja

Getinjo është larguar në natën e mbrëmshme (e hënë) nga Big Brother VIP Kosova.

Ai mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia më e famshme në Kosovë pasi theksoi se nuk kishte hyrë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Tutje, artisti vuri në dukje se më shumë pranoi të ishte pjesë e një formati të tillë për ta njohur njerëzit më mirë, jashtë paragjykimeve dhe asaj që kishin menduar për të.


Për largimin e tij nga BBVK ka reaguar së fundmi edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi.

“Ti je bishë vëlla”, ka thënë artistja nga Ferizaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]