fbpx

Fifi na vjen me ”trauma”

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Fifi është shumë aktive në tregun muzikor.

Ajo herë pas here publikon këngë të reja, të cilat pëlqehen gjithmonë nga publiku.

Së fundmi, Fifi përmes një video në Instagram, ka zbuluar se projekti më i ri i saj muzikor mban titullin “Trauma” dhe do të jetë bashkëpunim. Megjithatë, këngëtarja nuk e ka zbuluar emrin e artistit.

“Trauma, së shpejti në bashkëpunim me …?”, ka shkruar Fifi krahas videos së shkurtër.

Kujtojmë që edhe projekti i saj i fundit ishte një duet me reperin e njohur Gjiko. Kënga me titullin “365” u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]