fbpx

Fifi poston videon e ëmbël me Adisin dhe i bënë dedikimin e veçantë

nga Revista Kosovarja

Fifi dhe Adisi po përjetojnë ditët më të lumtura të lidhjes së tyre romantike.

Dyshja shfaqen bashkë në çdo vend derisa Adisi është krahë artistes edhe në projektet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Kënga e fundit e këngëtares nga Ferizaj “Pikturë”, në bashkëpunim me artistin, Gent Fatali, erdhi me një frymë mjaft të veçantë ku i kënduan dashurisë.

E, një nga refrenet e këtij projekti u shfaq duke e kënduar Fifi krahë partnerit Adisit, derisa nuk mungoi as mbishkrimi.

“Ti je pikturë e jetës tem”, kishte shkruar ajo derisa realizuan videon e ëmbël.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]