fbpx

‘Fight Factory’ , klubi i boksit që synon nivel ndërkombëtarë

nga Revista Kosovarja

Klubi i boksit “Fight Factory” synon të jetë ndër klubet më të mira sportive në vendin tonë, shkruan Kosovarja.

Aktualisht klubi është duke stërvitur nxënës të rijnë të cilët plot ambicie po synojnë majat e suksesit me shpresën që një ditë do jenë krenaria e klubit dhe kombit.

Boks, Taekwondo, Jujitsu, Kickboks dhe fitness funksional janë këto shërbimet që ofron klubi i cili po synon nivel ndërkombëtarë.

Poashtu, Fight Factory ka për qëllim trajnimin e teknikave të vetëmbrojtjes.

Themeluesi i qendrës sportive Cellactive, Gazmend Gashi lidhur me Fight Factory u shpreh falënderues për të gjithë ata që u bënë pjesë e klubit, e sidomos për trajnerët të cilët janë emra të njohur si: Butrint Ejupi – Kampion i dëshmuar i Kosovës në Taekwondo, Emir Vllasa instruktor në Forcën e sigurisë së Kosovës(FSK) si dhe instruktor i Fitnesit, i shkolluar në Angli.

Vlenë të përmendet se z.Gashi deklaroi se vitin e parë, prioritet i klubit në fjalë është Kampionati i Kosovës, e që ekipi po jep më të mirën e mundshme në këtë drejtim. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]